Faturimi i energjisë elektrike në veri, qytetarët serbë tani e kursejnë atë

0
150

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë të muajit janar, në veri të vendit ende nuk ka nisur faturimi i energjisë elektrike për këtë muaj.

Pikërisht më 1 janar të këtij viti furnizuesi Elektrosever ka filluar ta nominojë energjinë për 4 komunat e veriut, pra ka filluar të marrë përgjegjësinë për konsumin e energjisë atje.

Pas më shumë se 20 vitesh, energjia e konsumuar në pjesën veriore do të paguhet sikur në pjesën tjetër të territorit. Mirëpo gjatë ditës së sotme, Elektrosever nuk ka treguar se kur do të nisë shpërndarja e faturave te qytetarët për këtë muaj.

Megjithatë, qytetarë serbë thonë se këtë muaj kanë nisur edhe të kursejnë energjinë, pasi do të nisin ta paguajnë atë.

Disa nga qytetarët e komunitetit serb i kanë thënë RTK-së se akoma nuk kanë pranuar faturat për energji elektrike.

E në hyrje të ndërtesave shihen njësorët matës të energjisë elektrike.

As në qytetin e Zveqanit nuk ka nisur faturimi i energjisë elektrike, mirëpo edhe këtu, disa qytetar të komunitetit serb thonë se energjia e shpenzuar duhet të paguhet.

Në komunën e Zveqanit ende nuk ka nisur faturimi u energjisë elektrike në ekonomitë familjare në një përgjigjje nga KEDS kanë thënë se nuk merren me faturim të energjisë elektrike por vetëm me distribuim duke na referuar të marrim përgjigje nga furnizuesi i licencuar që operon në veri të vendit Elektosever.

Ekipi  gjatë ditës ka qëndruar në veri dhe ka kërkuar një deklarim nga “Elektrosever”, por nuk ka marr përgjigje.

Zyrtarët e kësaj kompanie kanë thënë se ndoshta do të përgjigjen ditëve në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here