Mjeku stomatolog dhe asambleisti aktual nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Gërdellaj, ka shpallur kandidaturën për mandatin e dytë në Kuvendin Komunal të Prizrenit, shkruan 04 Online.
Ai thotë se gjatë mandatit të parë ka qenë pranë qytetarëve, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke kërkuar zgjidhje konkrete për nevojat e komunitetit. Gërdellaj premton përfundimin e projekteve të nisura, ide të reja dhe angazhim për një Prizren më të zhvilluar, më të pastër dhe më të drejtë.
Njoftimi i plotë i Fatmir Gërdellaj
Të nderuar qytetarë të Prizrenit,
Gjatë këtyre viteve, si mjek stomatolog, si anëtar i Këshillit Drejtues në Odën e Stomatologëve dhe si asambleist nga radhët e Nismës Socialdemokrate, kam punuar me përkushtim për të përfaqësuar interesat tuaja në Kuvendin Komunal.
Në këtë mandat, jam munduar të jem gjithmonë pranë qytetarëve, duke dëgjuar shqetësimet tuaja, duke ngritur zërin për nevojat e komunitetit dhe duke kërkuar zgjidhje konkrete për problemet që na prekin të gjithëve.
Tani, kërkoj edhe një herë besimin tuaj për të vazhduar këtë rrugëtim. Kandidimi im për mandatin e dytë nuk është thjesht një vendim personal, por një angazhim për të përfunduar projektet e nisura, për të sjellë ide të reja dhe për të punuar për një Prizren më të zhvilluar, më të pastër dhe më të drejtë për të gjithë.
Me ndihmën dhe besimin tuaj, do të vazhdojmë ta bëjmë Prizrenin një shembull të bashkëpunimit, zhvillimit dhe mirëqenies.
#FatmirGerdellaj#Prizreni#NismaSocialdemokrate#BashkëPërPrizrenin#ZëriQytetarëve#MandatiIDytë#BesimiJuajFuqiaIme