Sulmuesi Ansu Fati ka marrë vendim për të ardhmen e tij dhe ka vendosur që këtë edicion të luaj në Premier League. “Sky Sports” ka raportuar të enjten se Fati do të jetë pjesë e skuadrës së Brightonit dhe do të zyrtarizohet të premten.
Bëhet e ditur se Fati ka zgjedhur Brightonin para Tottenhamit pas bisedës personale që e ka pasur me trajnerin Roberto De Zerbi. Ai do të huazohet për një vit te Brightoni, ekip që në fund të edicionit do ta ketë opsionin e blerjes së tij. 20-vjeçari ka vendosur të largohet nga Barcelona për shkak të minutazhës së vogël dhe te Brightoni pritet të jetë përforcim i rëndësishëm për sulmin.
Fati ka kontratë me Barçën deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka tri paraqitje në La Liga, në të cilat është inkuadruar nga stoli./Koha