Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Adri dhe Iliriana, kanë lansuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Haram”.
Pas publikimit, kënga ka nxitur debate në rrjete sociale, ku disa përdorues pretendojnë se ajo është kopjuar nga hiti turk “Haram Olasın” i artistëve Kürşat Gürel dhe Esra Akaydın.
Sipas fansave, ngjashmëria mes dy këngëve është evidente “nga fillimi deri në fund”.














































