Teuta Muji është vajza e Dëshmorit të Kombit nga Prizreni, Anif Muji.
Përmes një shkrimi në profilin e saj në ‘facebook’, ajo iu është drejtuar me një kërkesë Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, drejtoreshës së arsimit, Luljeta Veselaj – Gutaj dhe MASHT-it që të marrin një vendim për riemërtimin e një shkolle të re funksionale me emrin e babait të saj, pasi shkolla e cila mbanë emrin e dëshmorit në Struzhë, tashmë është mbyllur, shkruan 04 Online.
“Shfmu “Anif Muji” në fshatin Struzhë
Zilja nuk dëgjohet në këtë fillimshtator shkollor.
Ty fshati im i bukur tu mbyll nje vatër diturie, tu mbyll një vatër krenarie, tu mbyll një derë që u mbrojt me nder!
Fshati Struzhë i vetmi me shqiptarë në mesin e 19-të fshatrave të Luginës së Lumbardhit rezistoi edhe në kohët më të errëta të historisë, ruajti etnititetin, gjuhën, traditat dhe çdo gjë tjetër.
Është e dhimbshme të thuhet, por sot dy dekada pas Lirisë së shumë pritur, u zbraz nga banorët, në kërkim të kushteve më të mira jetësore, kryesisht në mërgatë.
Shkolla e fshatit ka vite që po pakësonte numrin por këtë vit nuk arrin as të jetë e hapur në mungese të nxënësve.
Ky fakt prek familjen tonë por edhe gjithë struzhjanët dhe më gjerë… sepse mban emrin e dëshmorit të kombit Anif Ali Muji, i cili ishte mësimdhënës dhe më pas drejtor i shkollës
deri në flijim.
Për ne si familje është periudha dhe viti më i dhimbshëm që nga paslufta, ky moment.
Ajo shkollë ishte shtëpija e dytë për babin, aty dha gjithe kontributin, perkushtimin dhe çdo gjë që pati për gjuhen shqipe, arsimin, dhe më pas i dha edhe jetën Kosovës.
Uroj që Komuna e Prizrenit, Drejtoria Komunale e Arsimit, e edhe Ministria e Arsimit në RKS, të jenë të informuar mbi historikun e kësaj shkolle dhe situaten momentale, për një vendim me
RIEMËRTIM TË NJË SHKOLLE TË RE FUNKSIONALE,
me emrin e deshmorit, dhe kontributdhenesit të arsimit Anif Muji.
Ai ishte punetor i arsimit deri në frymen e fundit, nxënësit ishin motivi i tij për pune, nxënësit ishin shpresa e tij për të ardhmen që ai së bashku me shokë po sakrifikonin ta realizojnë.
Andaj, emri i tij zë vend pikërisht në një vatër arsimi, fundja falë sakirificës së tyre ne sot po flasim e shkruajmë në gjuhë amtare.
Falenderojmë secilin qe ne nje menyre a tjeter kontriboi per shkollen sa ishte funksionale.
Çoftë i përjetshëm kujtimi për ty babë dhe gjithë shokët tu që u flijuan për Liri”, thuhet në reagimin e Mujit./04 Online