Pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Big Brother VIP Kosova, familjarët e Benita Zenës reaguan ashpër në rrjete sociale, duke pretenduar se kishin “informacione të sigurta” se ajo ose Klodi do të eliminoheshin në favor të Hygerta Sakos.
Në postimet e publikuara në InstaStory, ata theksuan se “votat i kemi faktike” dhe e cilësuan rezultatin si “marri”, ndërsa deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga produksioni lidhur me pretendimet e ngritura.












































