Familja e Albës ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram, duke thyer heshtjen lidhur me situatat e krijuara brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe me komentet dhe gjykimet e shumta që kanë qarkulluar nga publiku.
Në një deklaratë të gjatë, familja shpreh mbështetje të plotë dhe besim të palëkundur në Albën, duke theksuar se ajo ka treguar forcë, karakter dhe autenticitet në çdo moment të rrugëtimit të saj. Sipas tyre, Alba ka qenë “100 për qind vetvetja dhe reale”, pavarësisht presionit dhe rrethanave brenda lojës.
Po ashtu, familja nënvizon se çdo vendim që Alba do të marrë në vijim do të respektohet dhe do të mbështetet pa asnjë rezervë, duke lënë të kuptohet se prioritet mbetet mirëqenia dhe integriteti i saj personal.
Reagimi ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale dhe ka rikthyer vëmendjen e publikut te dinamika e fortë emocionale që po shoqëron formatin./04 Online














































