Faktori që rrit rrezikun e sëmundjes që nga fëmijëria

0
93

Një studim i ri i publikuar në International Journal of Cancer, ka zbuluar se pesha trupore që nga lindja deri në moshën e rritur lidhet drejtpërdrejt me rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë.

Analiza, e cila përfshiu 37 studime nën kujdesin e Programit Global të Përditësimit për Kancerin nga organizata World Cancer Research Fund International, tregoi se sa më i lartë të jetë Indeksi i Masës Trupore (IMT) në moshë të re, aq më i madh është rreziku për këtë lloj kanceri në jetën e mëvonshme.

Studiuesit nga Universiteti Wageningen në Holandë zbuluan se çdo kilogram shtesë në lindje shoqërohet me 9% rritje të rrezikut.

Ndërkohë, një rritje në IMT gjatë fëmijërisë (2–9 vjeç) dhe adoleshencës (10–19 vjeç) lidhej me deri në 18% rritje të mundshme të rrezikut për kancer të zorrës së trashë.

Edhe në moshën 18–25 vjeç, çdo 5 njësi shtesë në IMT shoqërohej me 12% më shumë gjasa për diagnozë të këtij lloji kanceri.

Sipas shkencëtarëve, këto të dhëna tregojnë qartë se pesha në vitet e hershme të jetës nuk është thjesht një çështje estetike, por ka ndikim afatgjatë në shëndetin tonë.

Megjithëse e kaluara nuk mund të ndryshohet, kujdesi për peshën, ushqyerjen dhe aktivitetin fizik që në fëmijëri del të jetë një nga mënyrat më efektive për të mbrojtur shëndetin në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here