Fahrije Hoti fton konferencë për media, për të “përgënjeshtruar” Pecin

0
70

Fahrije Hoti, udhëheqësja e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, do të mbajë konferencë për media të hënën për të demantuar “shpijet” e ministrit Faton Peci.

Hoti, përmes një njoftimi në facebook bëri të ditur se në rrjete sociale po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh. Sipas saj këto akuza janë të pavërteta.

“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë.

Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë”, ka shkruar Hoti.

Hoti bëri të ditur se në këtë konferencë do të prezantojë fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime.

“Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci.

Detajet e ngjarjes:

 • Data: 25.11.2024

 • Ora: 11:00

 • Lokacioni: Sallën e konferencave të “KB KRUSHA”, thuhet tutje në njoftim./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here