Meta ka prezantuar një metodë të re dhe më të sigurt për t’u kyçur në llogarinë tuaj në Facebook, duke përmirësuar mbrojtjen kundër kërcënimeve të mundshme online, dhe duke e bërë procesin e kyçjes më të lehtë dhe më të përshtatshëm për përdoruesit.
Kjo mundësi është tani në dispozicion për Facebook dhe Messenger në pajisjet mobile, dhe përdoruesit mund të përfitojnë nga kyçjet më të sigurta dhe më të thjeshta.
Në vend të përdorimit të një fjalëkalimi, kyçja tani mund të bëhet përmes metodave të verifikimit që përdorni tashmë në telefonin tuaj, si PIN, gjurmë gishti ose skanim të fytyrës.
Kjo funksionalitet do të jetë i disponueshëm për Facebook në pajisjet iOS dhe Android, ndërsa Messenger do të përfitojë nga ky opsion në muajt në vijim.