Eurodeputeti Mandl: Kosova ka orientim drejt Evropës

0
150

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se Kosova ka orientim drejt Evropës, teksa në Prishtinë po mbahet ceremonia e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare.

Në këtë ngjarje po merr pjesë presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, akterë të tjerë politikë, ambasadorë të huaj, deputetë austriakë e përfaqësues të shteteve tjera.

Mandl po ashtu falënderoi shoqërinë civile, që sipas tij ka kontribuuar në marrëdhëniet mes dy shteteve derisa potencoi se të gjithë duhet të punojnë më shumë për qytetarët.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e falënderoi Austrinë për gjithçka që ka bërë për Kosovën.

“Shteti i Kosovës është bërë edhe në sajë te ndihmës dhe përkrahjes së pakusht nga miqtë e saj sikurse edhe Austria. Në një kohë kur kontinenti ynë po përballet me rreziqe të shumta nga sistemet hegjemoniste është e rëndësishme që shtetet tona të forcojnë lidhjet. Bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik shërben si bazë për miqësitë afatgjate. Miqësia e Kosovës me Austrinë është sa e vjetër, aq edhe e çmueshme. Austria është shteti mik që na k dal në ndihmë vazhdimisht ndaj themelimi i shoqatës së miqësisë është një domosdoshmëri”, ka thënë Osmani.

Në këtë ngjarje ka folure dhe kryeministri, Albin Kurti, duke shprehur mirënjohje për Austrinë për investimet në Kosovë.

“Austria është një partner i palëkundur i Kosovës si para dhe pas pavarësisë duke ofruar ndihmën e saj në një sërë fushash. Kompanitë austriake kanë investuar në Kosovë duke krijuar vende të reja të punës. Austria ka qenë një avokate e Kosovës në skenën ndërkombëtare duke na mbështetur për t’u integruar”, ka thënë Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here