Eurodeputeti Mandl: Duhet ta zbatojmë shpejt liberalizimin e vizave për Kosovën

0
289

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta bëjë të qartë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të zbatohet sa më shpejt.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Austria Press Agency, Mandl ka deklaruar se me liberalizimin e vizave për Kosovën, BE-ja do të avancojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet të jetë e qartë se ne do të zbatojmë shpejt liberalizimin e vizave të vonuara për Republikën e Kosovës, do të avancojmë dialogun Kosovë-Serbi, do të kapërcejmë tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe gjithashtu do t’i japim këtij vendi, sikurse Ukrainës dhe Republikës së Moldavisë, statusin e kandidatit”, thotë Mandl.

Ai shton: “Është gjithashtu një hap urgjent dhe i rëndësishëm për një të ardhme më të mirë, që ta afrojmë udhëheqjen shtetërore serbe me vlerat evropiane dhe në këtë mënyrë ta mbrojmë Evropën”.

Mandl bëri thirrje që Kosova të njihet nga pesë shtetet mosnjohëse të saj brenda Bashkimit Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here