Eurodeputeti gjerman: Është koha që Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania ta njohin Kosovën

0
664

“Çdokush që e fillon një luftë, s’duhet të ketë sukses. Kjo është një detyrë e gjeneratës tonë politike për të siguruar këtë në Europë. Duke e bërë këtë, ne po i japim gjeneratës së ardhshme mundësinë për një jetë pa luftë”, ka thënë eurodeputeti gjerman Lukas Mandl në Parlamentin Europian, duke folur për luftën në Ukrainë.

Në këtë kontekst, Mandl ka thënë se është koha që pesë shtetet e BE-së të ndërrojnë qëndrimin e tyre karshi Kosovës.

“Tani është koha që pesë shtetet anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë këtë më në fund. Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja duhet të njohin Republikën e Kosovës menjëherë. Kjo do të ishte një shenjë e fortë e unitetit e komunitetit europian. Momenti është tani”.

“Qytetarët e Serbisë meritojnë struktura në të gjitha nivelet që respektojnë vlerat tona evropiane. Evropa meriton unitet në diversitet. Ukraina meriton solidaritet dhe udhëheqja ruse meriton sanksione me efekt të plotë. Të gjitha institucionet e BE-së tani duhet t’i bëjnë urgjentisht thirrje Serbisë që të distancohet qartë nga çdo formë luftarake. Përndryshe, negociatat e anëtarësimit në BE do të ishin një ndërmarrje e kotë. Po ashtu, normalizimi i marrëdhënieve me Republikën e Kosovës duhet të përfundojë menjëherë dhe njohja duhet të përgatitet pa vonesë”, ka thënë Mandl.

Ai ka thënë se është e kuptueshme që presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është duke folur për anëtarësimin e Ukrainës në BE për shkak të situatës, por para se të ndodhë kjo, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të pranohen përfundimisht. /Gazeta Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here