Eurodeputeti bullgar: Koha që Vuçiqit t’i kallet loja

0
427

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk, ka thënë se është koha që Evropa t’i dërgojë sinjal të fuqishëm presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk mund të vazhdojë të ulet në dy karrige, pasi ky refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

“Koha që t’i dërgohet sinjal i fuqishëm presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që t’i kallet lojërat. S’mund të uleni në dy karrige në të njëjtën kohë, zotëri Vuçiq. Duke refuzuar që të rreshtoheni me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe të vendosni sanksione kundër luftës së Putinit në Ukrainë, ju po vini në pikëpyetje të ardhmen evropiane të shtetit tuaj”, ka shkruar ai në Twitter të enjten.

Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet vende evropiane që s’kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Serbia në qëndrimin e saj për luftën u shpreh se e përkrah integritetin territorial të Ukrainës, por refuzoi të vendoste sanksione siç bëri Perëndimi./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here