EULEX demanton Vuçiqin: Nuk na ka dërguar letër për tre policët e Kosovës

0
179

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk i ka dërguar letër EULEX-it në lidhje me tre zyrtarët policorë të Kosovës.

Kështu bëri të ditur EULEX-i, derisa shtuan se për këtë çështje kanë kërkuar informacion nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Po ashtu, EULEX-i ëhstë në kontakt edhe me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in në lidhje me këtë rast.

“Presidenti i Serbisë nuk i ka dërguar letër EULEX-it për rastin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës. Megjithatë, EULEX-i ka kërkuar dhe ka marrë informacion për këtë rast nga Ministria e Brendshme e Serbisë në bazë të Protokollit për bashkëpunim policor mes EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Përveç me Ministrinë e Brendshme të Serbisë, EULEX-i është në kontakt edhe me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do ta presë vizitën e shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharit, te tre policët e Kosovës, të cilët janë kidnapuar nga forcat serbe e që tash po mbahen në Kralevë, si të paraburgosur.

Ai tha se pas të dhënave nga kjo vizitë, do të vendosë se a do të shkojë në Bruksel në dialog apo jo./Dukagjini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here