ESNAF kryen hulumtim: Parku i Biznesit duhet ta rritë sipërfaqen dhe përmirësoj kushtet

0
35

Shoqata “Esnaf” ka njoftuar përmes një komunikate për media se ka realizuar një hulumtim për të identifikuar nevojat dhe kërkesat e bizneseve në lidhje me Parkun e Biznesit që pritet të funksionalizohet në Prizren.

“Në vazhdën e aktiviteteve të shoqatës Esnaf si zë i fuqishëm në artikulimin e kërkesave të komunitetit të biznesit është bërë një hulumtim lidhur me kërkesat dhe nevojat e bizneseve me qëllim të ushtrimit sa më me sukses të veprimtarisë afariste në parkun e biznesit e cila pritet të funksionalizohet së shpejti në komunën e Prizrenit.

Anketa hulumtuese është zhvilluar me 69 ndërmarrje prodhuese.                                    

Numri i të punësuarve tek ndërmarrjet e anketuar është 1838 persona.

55 ndërmarrje ose 79.7 % janë ndërmarrje që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në objekte me qira.

46 ndërmarrje eksportojnë prodhimet e tyre në botën e jashtme kurse sipas deklaratës së pronarëve të ndërmarrjeve , në tre vitet e fundit në 47 ndërmarrje kemi rritje të numrit të punësuarve. 

Sipërfaqja e përgjithshme ku aktualisht operojnë këto 69 kompani është 147,015 m² = 14,7 hektar.

Kushtet aktuale ku ushtrojnë veprimtarinë këto ndërmarrje nuk plotësojnë kërkesat e tyre dhe hapsira për ushtrimin e veprimtarisë afariste është faktor kyq që pengon rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

69 ndërmarrje të anketuar kanë nevojë për sipërfaqe totale prej 275,750 m² = 27.58 hektar, gjë që është një katalizator për hapjen e vendeve të reja të punës.

67 ndërmarrje janë deklaruar se me kushtet e krijuara në parkun e biznesit do të risin kapacitetet prodhuese dhe do të risin numrin e të punësuarve.

Me këtë do të zgjidhej edhe një prej problemeve aktuale të shoqërisë pra do të parandalohej largimi i të rinjëve nga Kosova.”, thuhet në njoftimin e “Esnaf”./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here