Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 nga udhëtimi në kryeqytet kur u përballë me Prishtinën.
Megjithatë befasia më e madhe te skuadra e Artim Pollozhanit është mos inkuadrimi i Gentrit Halilit nga minuta e parë.
Halili konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Kosovë, por ai qëndroi në bankë në një sfidë shumë të rëndësishme ndaj Prishtinës.
22-vjeçari nuk luajti as ndaj Malishevës dhe kjo ka irrituar tifozët e klubit suharekas, të cilët kanë shpërthyer në komente duke kërkuar inkuadrimin e Halilit në formacion.
Për më tepër në mbrojtje te Ballkani nuk po luan as transferimi Elmando Gjini për të cilin janë paguar mbi 100 mijë euro për transferimin e tij nga Teuta e Durrësit.
Dyshja Halili – Gjini kanë të ardhme të ndritur, megjithatë trajneri Pollozhani po preferon mbrojtësit veteran si Bajram Jashanica dhe Astrit Thaqi.
Sa i përket Halilit, qendërmbrojtësi në verë kishte disa oferta nga klube evropiane, por largimi i tij u bllokua nga klubi kampion i Kosovës. /Gazeta Olle/