“Është koha të luajmë secili për vete”, prishet miqësia mes Londrimit, Klodit e Elijonës

0
56

Është shfaqur një klip në Prime të Big Brother VIP Kosova 4 për Klodian Mihajn, Elijona Binakajn e Londrim Mekajn.

Duket se është prishur miqësia mes tyre dhe se në këtë pikë të lojës duan të ndahen nga njëri-tjetri.

Klodi ka qenë i pari që është distancuar nga Londrimi dhe Elijona, kjo edhe për shkak të raporteve e keqkuptimeve me këtë të fundit.

Foto: YouTube

Elijona nga ana tjetër theksoi se ka qenë ajo që ka dashur të distancohet vet nga Klodi.

Sa i përket Londrimit, banori u shpreh që ka ardhur koha të luajnë secili për vete.

“Është koha të luajmë secili për vete”, u shpreh ai.

Ata lanë të nënkuptohet se çmimi nuk fitohet në grup dhe se kanë hyrë vetëm. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here