Escobari viziton Manastirin e Deçanit

0
180

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, të enjten ka vizituar Manastirin e Deçanit, një ditë pasi Qeveria e Kosovës urdhëroi të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’ia dhënë 24 hektarë tokë këtij manastiri.

Menjëherë pas vendimit të së mërkurës, Escobari e përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës.

I shoqërua nga ambasadori Jeffrey Hovenier, ai sot ka shkuar në Manastir të Deçanit.
Pas pak ore, Escobari do të ketë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Vendimin për t’ia dhënë 24 hektarë Manastirit të Deçanit, Kurti e ka quajtur “të dëmshëm”, por “të domosdoshëm” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here