Escobar: Veprimet e kryetarëve në Veri do t’i konsideronim legjitime edhe nëse do të punonin nga Hëna

0
216

Emisari amerikan Gabriel Escobar ka insistuar që kryetarët e zgjedhur të komunave veriore të punojnë nëpër objekte alternative për të shmangur protestat e tensionet.

Ai tha se kjo ishte kërkesa e vetme e SHBA-së, duke theksuar se legjitimiteti i vendimeve të kryetarëve do të njihej edhe nëse ata do të punonin nga Hëna.

“Legjitimiteti i kryetarëve të komunave nuk do të vihej në dyshim nëse ata do të kishin punuar nga një vend alternativ. Ata mund të kishin punuar nga Hëna dhe ne do t’i konsideronim veprimet e tyre të ligjshme. Në vend të kësaj, ata insistuan të futeshin në zyra me forcë dhe ajo që ndodhi ishte e parashikueshme dhe e parandalueshme”.

Emisari amerikan përsëriti se do të ketë pasoja në marrëdhënie nëse Qeveria e Kosovës këmbëngul në këtë.

“Pra, sa herë që ata mendojnë t’i përdorin ato ndërtesa si simbol të kundërshtimit të tyre ndaj planit europian dhe amerikan, kjo dëmton marrëdhëniet midis grupeve etnike dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe komunitetit euroatlantik. Pra, kjo ishte kërkesa jonë e vetme nga Kosova dhe për cilëndo arsye ata vazhdojnë ta refuzojnë. Por, ne do të vazhdojmë të insistojmë në të. Dhe nëse doni të flisni për pasojat, do të thosha se do të ketë pasoja nëse vazhdojnë të shpërfillin këshillat tona për këtë çështje”.

Escobar mori disa shembuj nga vendi i tij kur në SHBA zyrtarët janë detyruar t’i lëshojnë ndërtesat zyrtare për të punuar nga objekte alternative për arsye të ndryshme.

“Unë kam qenë me qeverinë federale që kur isha 19 vjeç dhe kam parë qeverinë e SHBA-së të braktisë ndërtesat për zjarre, përmbytje, uragane, COVID dhe madje edhe protesta. Sepse ne ndjemë se nuk ka nevojë të përshkallëzojmë dhe të krijojmë tensione më të larta”, tha ai. /Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here