Escobar për Asociacionin: Çështja tash është se sa shpejtë do ta formojë atë Qeveria e Kosovës

0
158

“Mbetete ende punë e vështirë për t’u kryer në pjesën e zbatimin”, tha emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për takimin e Niveli të Lartë në Bruksel ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan dhe pranuan planin evropian për normalizim të marrëdhënieve, shkruan Insajderi.

Në një deklarim online për gazetarë, diplomati amerikan tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se “të dyja palët janë seriozë” në zbatimin e marrëveshjes derisa ritheksoi se propozimi i BE’së nuk ka të bëjë me njohje të ndërsjellë por normalizim të marrëdhënieve.

“Në konsultime me partnerët, liderët e Serbisë dhe Kosovës u pajtuan për të lëvizur para në pajtim me propozimin evropian. Ne mbështesim atë dhe nëse e dimë që është hap tejet i rëndësishëm, mbetet punë e vështirë në zbatimin e saj, të marrëveshjes dhe aneksin të zbatimit. Këtu unë dua të shoh progres nga të dyja palët”, ka thënë Escobar, siç e citoi Zëri i Amerikës, transmeton Insajderi.

Escobar, megjithatë, nuk u përgjigj specifikisht rreth asaj se çfarë pengesa mund të ketë në procesin e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes.

“Ka pengesa edhe adminsitrative edhe politike. Nuk dua të flas paraprakisht për të ardhmen e bisedimeve, por marrëveshja bazike që u pranua nga të dyja palët ka udhërrëfyes për zbatimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”.

“Sinqerisht, ekzistojnë pengesa, por këto janë edhe mundësi, dhe shrpesoj që do të gjejmë mekanizmat për të zbatuar gjithçka, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave Serbe, si dhe vështirësitë e mëhershme për targat, diplomat, dhe dokumentet personale të tejkalohen”, ka thënë emisari amerikan.

Gabriel Escobar iu kthye sërisht edhe formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Presim që ajo të formohet në mënyrë që krejt kjo të ec para, duhet të formohet”.

“Çështja është se sa shpejtë Qeveria e Kosovës do ta bëjë këtë. Mendoj se duke e pranuar marrëveshjen bazike, Qeveria e Kosovës kuptoi se kjo duhet të përfundohet. Nuk do të doja të flas për afate kote. Por diskutimet rreth zbatimit duhet të nisin menjëherë”.

Escobar beson se këtë herë që të dy liderët janë seriozë në lidhje me zbatimin e asaj që ata kanë rënë dakord.

“Unë me të vërtetë shpresoj për këtë dhe pritjet tona janë të larta nga kjo marrëveshje. Dhe unë mendoj se nuk është vetëm lajmi se sa serioze janë të dy qeveritë, por edhe sa serioze janë partnerët tanë evropianë në qëllimin e tyre për ta realizuar këtë”.

“Unë besoj se kushtet janë krijuar për të zbatuar atë që u ra dakord, dhe kur kjo të ndodhë, shumë mundësi do të hapen për Serbinë dhe Kosovën dhe komunitetin transatlantik”tha Escobar.

I dërguari special amerikan shtoi se pozicioni i vendit të tij është se të dy palët hynë në këtë proces vullnetarisht dhe se “nuk do të ketë nevojë për shkop, vetëm një karotë”, në mënyrë që të inkurajojë pjesëmarrësit e dialogut të ecin përpara./Insajderi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here