Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së për Çështjet Europiane, Gabriel Escobar ka komentuar marrëdhëniet Kosovë – Serbi.
Sipas tij, marrëveshja e normalizimit mes të dyja vendeve është historike.
“Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë – Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim. Ajo marrëveshje, e cila u bë e mundur nga Bashkimi Europian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit. Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar”, ka thënë ai në Topchannel.