Escobar: Asociacioni do të bëhet edhe nëse s’do Kurti, nuk varet nga ai

0
193

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për gazetën “Die Presse” ka thënë se SHBA-ja është duke pritur nga Kosova një draft për atë se si do të duket Asociacioni i Komunave me Shumicë Serb.

Escobar ka thënë se Asociacioni përmendet në Marrëveshjen e Brukselit, konkluzionet e Këshillint Evropian dhe gjithashtu edhe në marrëveshjen e Ohrit.

Emisari amerikan ka thënë se nëse Kosova s’dëshiron një Republikë Srpska si në Bosnje atëherë duhet të japë draftin e vetë dhe se është koha që Kosova të tregonë se çfarë dëshiron.

“Ai përmendet në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Europian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Pra, Asociacioni i Komunave Serbe duhet të bëhet. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Srpska si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur për atë. Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na japë një draft-marrëveshje. Sepse Marrëveshja e Ohrit varet shumë nga krijimi i asociacionit të komunave”, ka thënë Escobar.

Ndërkohë ai është pyetur nga gazeta austriake se duket që kryeministri Albin Kurti parimisht nuk e do një Asociacioni të tillë. Escobar është përgjigjur se nuk varet nga Albin Kurti, meqë sipas tij kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë por mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Escobar ka thënë se edhe nëse nuk do kryeministri Kurti, Asociacioni do të bëhet.

“Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do të bëhet. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, ka deklaruar Escobar./Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here