Escobar: Asociacioni do të bëhet, çështja është se kur

0
165

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Escobar në konferencë për media në Beograd ka thënë se vetëm është çështja se kur do të formohet.

Escobar ka thënë se bazuar në diskutimet me Qeverinë e Kosovës, po afrohet formimi i Asociacionit.

“Ajo që do të donim të shihnim në Ohër është njohja që Asociacioni është një gjë shumë e mirë për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinë. Do të realizohet, pyetja është vetëm se kur do të ndodhë dhe sipas cilit model”, ka shtuar Escobar.

“Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së përmendi disa shembuj të ndryshëm se si funksionon ky lloj Asociacioni në BE, për t’u dhënë pakicave të drejtën e vetëqeverisjes, e cila nuk ndikon në funksionalitetin, nuk nxit tensione dhe ndihmon në afrimin e vendeve. Ne dëshirojmë që njëri prej atyre modeleve të jetë model për komunitetin e komunave me shumicë serbe”.

Ai ka thënë se nuk pret në Ohër që të nënshkruhet ndonjë gjë, por pret bisedime dhe përparim në negociata. Ai ka thënë se opsioni për të mos arritur marrëveshje nuk duhet menduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here