Ermal Fejzullahu: Jam i gatshëm ta shkrij gjysmën e pasurisë sime që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen

0
356

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka qenë së fundmi i ftuar në podcastin “Flet” me gazetaren Ilnisa Agolli, ku foli hapur për tema që shkojnë përtej muzikës dhe jetës së tij personale.

Gjatë intervistës, ai u përball me një pyetje që ngjalli kuriozitet:

“Nëse do ta shkrije pasurinë tënde, përveçse për familjen, a do të kishte një alternativë të dytë? Për kë, për çfarë?”

Përgjigjja e Ermalit ishte e menjëhershme dhe e ngarkuar me emocion.

“Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot. Është ëndrra ime dhe do të jetë gjithmonë”, deklaroi ai.

Për Ermal Fejzullahun, ideali i një Shqipërie të madhe nuk është një ide abstrakte apo politike, por një ëndërr personale për të cilën është i gatshëm të japë edhe një pjesë të pasurisë së tij.

Ky qëndrim e forcon figurën e tij jo vetëm si artist i suksesshëm, por edhe si qytetar me vetëdije kombëtare dhe ndjenja të thella patriotike.

Në një kohë kur shumë figura publike shmangin deklarata të tilla, Ermali zgjodhi të flasë me zemër, pa filtra. /IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here