Dy artistët e njohur, Ermal Fejzullahu dhe 2 Ton, po bëhen gati për të sjellë një bashkëpunim që pritet të pushtojë skenën muzikore, shkruan 04 Online.
Pak më parë, dyshja ndanë me fansat pamjet e trailerit të projektit të tyre të ri, duke ngjallur entuziazëm dhe pritshmëri të mëdha.
Ndërsa kënga e plotë ende nuk është publikuar, ndjekësit e tyre tashmë mund të shijojnë disa nota nga melodia, që premton të jetë një prej hiteve më të mëdha të kësaj vere.
A do të sjellë kjo dyshe një tjetër sukses? Mbetet për t’u parë!/04 Online