Eris Sallauka zë vendin e tretë në turneun “Kupa e Pavarësisë” në Mitrovicë

0
73

Karateisti i ri nga Prizreni, Eris Sallauka, ka arritur një sukses të rëndësishëm duke u renditur në vendin e tretë në turneun “Kupa e Pavarësisë” në kategorinë Kumite U12 +52 kg, të organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës.

Garat u zhvilluan sot në Mitrovicë, ku Erisi garoi në kategorinë kumite dhe tregoi paraqitje të shkëlqyeshme, duke siguruar medaljen e bronztë.

Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, punës dhe talentit të tij në sportin e karatesë. Urime Erisit për këtë arritje dhe suksese të tjera në të ardhmen!/04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here