Eris Sallauka zë vendin e tretë në turneun e X-të tradicional në karate “Fushë Kosova Open 2024”

0
669

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Fushë Kosovës sot është mbajtur turneu i X-të tradicional në karate “Fushë Kosova Open 2024”.

Në këtë turne mori pjesë edhe shpresa e karatesë nga Prizreni, Eris Sallauka.

Me një fitore dhe një barazim, Sallauka zuri vendin e tretë në kategorinë -40kg.

Sallauka është nën kujdesin e trajnerit të suksesshëm të karatesë, Muhamet Kolgeci.

Qysh nesër Sallauka pritet ti filloj stërvitjet për garat kampionale, me ç’rast me 17 mars pritet edhe debutimi i tij.

Përndryshe, shpresa e karatesë nga Prizreni vitin e kaluar ka debutuar në garat ndërkombëtare, duke e zënë një herë vendin e dytë dhe dy herë vendin e tretë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here