Shpresa e karatesë nga Prizreni, Eris Sallauka, është rikthyer sot në stërvitje pas një pauze të gjatë prej shtatë muajsh.
Më 6 gusht të vitit të kaluar, Sallauka pësoi një lëndim në krahun e djathtë gjatë një seance stërvitore me FC Liria, duke e detyruar të largohej nga aktivitetet sportive për një periudhë të gjatë.
Si pasojë, ai humbi disa gara të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare në karate.
Siç e dijmë, Sallauka ishte i angazhuar në FC “Liria” dhe KK “Drini”.
Pas një periudhe të gjatë rikuperimi, Sallauka është gati të rikthehet fuqishëm në disiplinën e tij të preferuar, në karate. Ai ka nisur sot përgatitjet për garat e ardhshme, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, me synimin për të arritur sukseset e radhës në karate.
Sallauka së shpejti pritet të rikthehet edhe në FC “Liria” për të vazhduar rrugën nga aty ku e la për shkak të lëndimit./04 Online