Erëza Suka po shkëlqen në “The Voice of Germany” – sonte favorite për gjysmëfinale

0
21

Sonte mund të prekë gjysmëfinalen e spektaklit gjigant

Erëza Suka po bëhet emri që po bën krenarë shqiptarët në një nga skenat më prestigjioze të talenteve në Evropë – “The Voice of Germany”. Vajza e ish-futbollistit të njohur të Ballkanit dhe Shkëndijës së Tetovës, Bekim Suka, po shkëlqen me fuqinë e zërit, prezencën skenike dhe origjinalitetin e saj.

Edhe pse e lindur dhe e rritur në Perëndim, Erëza i ka rrënjët nga Suhareka, dhe këtë krenari e ka përcjellë edhe në çdo dalje të saj publike. Performancat e saj kanë marrë vlerësime të larta nga juria, ndërsa publiku gjerman ka filluar ta ndjekë me entuziazëm.

Pas raundeve të para ku arriti të spikasë mes dhjetëra konkurrentëve, Erëza ka siguruar tashmë një vend vendimtar në garë. Dhe sonte, me performancën e radhës, ajo ka shansin historik të hyjë në gjysmëfinale.

https://youtube.com/watch?v=Oj2cFuHcSzs%3Ffeature%3Doembed

Në atë fazë e presin 16 konkurrentët më të fortë të sezonit — mes tyre tetë këngëtarë tashmë të afirmuar, me karriera të konsoliduara dhe ndjekës të shumtë. Megjithatë, Erëza ka treguar se talenti dhe karizma e saj e vendosin në të njëjtin nivel me më të mirët.

Sonte do të jetë prova e radhës, dhe fansat shqiptarë në Gjermani, Kosovë, Maqedoni dhe kudo në botë po presin me emocion.

Suksesi i saj është një tregim frymëzues i talentit shqiptar që shkëlqen në skena ndërkombëtare. /GazetaExpress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here