Për shkak të erërave të forta që kanë mbizotëruar gjatë tërë natës, sot disa lokacione kanë mbetur pa ujë të pijes në Prizren.
Kjo ka ardhur si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike, ku edhe kanë dalë jashtë funksionit Stacioni i pompave në Vërmicë, Sozi Nashec dhe “40 Burimet”.
“K.R.U.”HIDROREGJIONI JUGOR” SH.A PRIZREN njofton konsumatorët se sot, datë 18.01.2023, për shkak të ererave te fuqishme, kemi ndërprerje të paplanifikuar të energjisë elektrike nga KEDS-i, prandaj jashtë funksionit jane Stacioni i pompave në Vermicë, Sozi Nashec dhe “40 Burimet” dhe pa furnizim me ujë kanë mbetur:
Lagjja “Dardania” – prizren
Fshatrat qe furnizohen nga Burimi “Vermica” – Zhur, Vermicë, Dobrusht, Shkozë, Kobaj dhe fshtrat përreth
Pika Kufitare Morinë.
Rajoni i Hasit qe furnizohet nga burimi “Sozi”- Nashec
Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes”, thuhet në njoftimin e K.R.U “Hidroregjioni Jugor” në Prizren./04 Online