Një rast i lëndimit të rëndë trupor (aksidental) është raportuar në stacionin policor në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se si pasojë e erërave të forta janë shkëputur nga kulmi i një objekti disa panele solare të cilat e kanë goditur viktimën mashkull kosovar derisa ishte në vendin e tij të punës duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 16:00 te tranziti i vjetër në Prizren.
Viktima në gjendje të rëndë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Nga policia kanë bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori si dhe inspektorati i punës.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR (AKSIDENTAL) / Tranziti i vjetër, Prizren 06.06.2022 – 16:00. Si pasojë e erërave të forta janë shkëputur nga kulmi i një objekti disa panele solare të cilat e kanë goditur viktimën mashkull kosovar derisa ishte në vendin e tij të punës duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori si dhe inspektorati i punës”, thuhet në raportin e PK-së.