Erërat dhe reshjet shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, rajoni i Prizrenit është njëri ndër më të prekurit

0
101

Erërat e forta të shoqëruara me reshje shiu e bore gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar problem edhe në rrejtin elektrik, ku ka bërë që disa dalje të jenë jashtë funksionit.

KEDS-i ka njoftuar se Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja janë rajonet më të prekura

“Derisa në shumicën e këtyre rajoneve gjendja vazhdon të mbetet pa ndryshime të mëdha, ekipet e KEDS-it gjatë natës dhe që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht për rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike në këto rajone, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”, thuhet nga KEDS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here