Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në Shqipëri. Ai është mirëpritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Erdogan dhe Rama do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Më pas, të dy liderët do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Kreu i shtetit turk do të marrë pjesë personalisht edhe në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë, për të cilën ka patur një kundërshtim për shkak të akuzës së tij për drejtuesit e komunitetit mysliman shqiptar, të cilët Turqia i sheh të lidhur me lëvizjen gyleniste.
Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e vizitës së Erdogan, policia e kryeqytetit ka marrë disa masa dhe do të bllokojë disa rrugë në orarin e mbërritjes dhe takimeve të tij./Indeksonline/