Erdem Oreshka në garë për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e LVV-së

0
133

Erdem Oreshka, është kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan 04 Online.

Ai është student i Fakultetit Juridik, dhe një tifoz i flakt i basketbollit dhe sportit në përgjithësi.

Në këtë garë, Oreshka synon të jetë zëri i sportistëve dhe i sportit prizrenas brenda Kuvendit Komunal, duke u angazhuar për promovimin dhe mbështetjen e tyre. Në garën e 12 tetorit ai mbanë numrin 37.

Njoftimi i plotë i Erdem Oreshkës

Të dashur miq,

Me kënaqësinë më të madhe kam nderin t’ju njoftoj dhe njëkohësisht t’i falënderoj të gjithë delegatët e Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra në Prizren që me votë unanime më zgjodhën pjesë të garës për Asamblenë Komunale, në listën më të mirë për Prizren, atë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kërkoj mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj që së bashku të dalim fitues dhe t’ia kthejmë Prizrenit dinjitetin dhe qeverisjen që e meriton.

Bashkë për Prizrenin!

Prizreni 365 ditë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here