Këngëtarja e njohur Era Istrefi ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një postim të ri në Instagram.
Ajo ka ndarë një seri fotografish, ku shfaqet me një stil veror dhe mjaft në formë, duke theksuar linjat trupore, shkruan Indeksonline.
Në imazhet e publikuara, artistja shfaqet me veshje të hapura dhe aksesorë modernë, ndërsa në sfond bie në sy një makinë luksoze, që i jep postimit një atmosferë edhe më pikante.
Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash, me ndjekësit që e kanë komplimentuar për dukjen dhe stilin e saj unik.
Era vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, duke tërhequr vëmendje si me muzikën, ashtu edhe me paraqitjet e saj publike./Indeksonline/













































