Enzo Fernandez “shokon” Cityn në Etihad, Chelsea rrëmben një pikë të artë

0
94

Chelsea ka arritur të marrë një pikë shumë të vlefshme në transfertë ndaj Manchester Cityt, duke barazuar 1-1 në “Etihad Stadium” falë një goli të shënuar në minutat shtesë të ndeshjes.

Skuadra vendase kaloi e para në epërsi në fund të pjesës së parë, kur Tijjani Reijnders realizoi në minutën e 42-të, duke i dhënë avantazhin Cityt pas 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë, londinezët u hodhën në kërkim të golit të barazimit, por për një kohë të gjatë nuk arritën të krijojnë raste të pastra shënimi përballë mbrojtjes së Cityt. Megjithatë, këmbëngulja e Chelseat u shpërblye në minutën e 93-të.

Pas një tollovie në zonën e vendasve, Enzo Fernandez reagoi më së miri dhe dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin në 1-1 dhe duke heshtur “Etihad”-in.

Ky gol i mesfushorit argjentinas i bën një shërbim të madh Arsenalit, i cili tashmë kryeson i vetëm në tabelë, me gjashtë pikë më shumë se Manchester City që renditet në vendin e dytë me 42 pikë.

Sa i përket Chelseat, kjo barazim e çon skuadrën londineze në kuotën e 31 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e pestë të renditjes./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here