Enver Hoxhaj: Jemi të gatshëm të ulemi në tavolinë, qasja jonë nuk ka qenë naive

0
98

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, në Politiko ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit është i qartë, duke theksuar rolin kushtetues dhe parlamentar të opozitës në këtë proces.

Hoxhaj tha se deri tani debati brenda PDK-së ka qenë se si opozitë i takon të kontribuojë në proces, nëse pozita kërkon një rol të tyre në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe parlamentare.

“Ne si opozitë jemi të gatshëm të ulemi në tavolinë dhe të kontribuojmë në zgjedhjen e presidentit, nëse kërkohet një rol i tillë nga ana e pozitës,” u shpreh ai, duke përmendur se në këtë frymë ka marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në takimin e parë me Kurtin.

Hoxhaj shtoi se edhe pa votat e PDK-së, kryeministri Albin Kurti mund të sigurojë zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se PDK aktualisht ka 22 deputetë dhe nuk ka shumicën e nevojshme për të ndikuar në mënyrë vendimtare.

Ai theksoi se PDK mbetet e hapur për bashkëpunim institucional, por vendimmarrja përfundimtare për procesin i takon shumicës qeverisëse./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here