Bokseri tashmë i suksesshëm edhe në garat ndërkombëtare, Ensar Badalli është në përgatitjet e fundit pak para nisjes të Kampionatit Europian.
Trajneri i Ensarit dhe i Përfaqësueses së Kosovës, Votim Zaplluzhani ka thënë për 04 Online se Kosova do të përfaqësohet me katër bokser në këtë kampionat, ku Ensari është pretendent për medalje.
“Kosova me katër bokser në Kampionatin Europian, Ensar Badalli pretendent për medalje”, ka thënë Zaplluzhani.
Bokserët kosovar me 21 qershor do të udhëtojnë drejtë Sarajevës ku edhe do të mbahet Kampionati Evropian në sportin e boksit./04 Online