Boksieri i talentuar nga Prizreni, Ensar Badalli vazhdon të shkëlqej në garat ndërkombëtare.
Badalli i cili është pjesë e KB “Prizreni” ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtarë të mbajtur në shtetin e Zvicrës, i cili pos paraqitjeve të shkëlqyera, ai arriti ta mposht tri herë kampionin e Zvicrës me origjinë nga Ukraina, Tebenko Stvar.
Në këtë përballje Badalli dominoi përgjatë tre ruandeve, i cili në fund edhe u shpall fitues me rezultat pesë me zero./04 Online