Ensar Badallaj, është duke shkëlqyer në sportin e boksit në secilën garë.
Talenti nga Prizreni, i cili është pjesë e Klubit të Boksit “Prizreni”, aktualisht është vetëm 14 vjeç, teksa ka arritur t’i zhvilloj 40 meqe, ku fitoret kanë qenë të padiskutueshme.
Badallaj, në turneun e boksit ‘Prishtina 2023’. i cili është mbajtur dje në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ka arritur fitore bindëse ndaj kundërshtarit të tij nga Prishtina, Eltin Mehmeti.
04 Online ka mësuar se Ensari ka filluar përgatitjet për kampionatin evropian, i cili pritet të mbahet në muajin gusht në Maribor të Sllovenisë.
Shpresojmë se Ensari do të kthehet nga ky kampionat me fitore./04 Online