Enes Goga tregon çfarë e prishë dhe çfarë jo agjërimin e Ramazanit

0
227

Në ditën e parë të muajit të shenjtë të myslimanëve, kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga ka folur në detaje për disa nga rregullat e muajit të Ramazanit, që lidhen me agjërimin.

Goga ka treguar se çfarë e prishë dhe çfarë jo agjërimin e besimtarëve.

Disa nga rregullat që ai i përmendi gjenden më poshtë:

“Përdorimi i ushqimit dhe pijes e prish agjërimin, çdo gjë që depërton në lukth, nuk është fjala vetëm për ushqimin dhe pijet, njerëzit mund të konsumojnë edhe ilaçe, çdo gjë që depërton në lukth e prish. Të vjellurit qëllimshëm e prish agjërimin. Ka njerëz që për shkak të ndryshimit të kohës së ushqimit mund të kenë shqetësime të vogla, por nëse vjellja nuk shkaktohet qëllimshëm dhe është e vogël nuk prishet agjërimi, kurse qëllimisht prishet”, ka deklaruar Goga.

“Nëse kemi gjakderdhje të madhe, e prish agjërimin, përjashtim bën nëse jemi të detyruar të japim gjak për shkak të analizave. Injeksionet nuk e prishin agjërimin, infuzioni për shkak se është ushqim ajo e prish agjërimin. Përdorimi i preparateve që kanë problem me frymëmarrje nuk e prishin agjërimin, apo përdorimi i inhalimit nuk e prish agjërimin. Vendosja e pikave, në sy, vesh apo hundë… nëse jemi të sigurt se përdorimi i pikave nuk depërton në lukth lejohet përdorimi”, tha Goga.

“Nuk prishet agjërimi nëse shkohet te stomatologu, është mirë me mënjanu gjatë ditës dhe preferohet të shkojmë pas iftarit. Nëse bëjmë tush gjatë ditës, është në rregull, marrim abdes etj.”

Goga ka thënë se madje as shërbimi i alkoolit nëse e ke profesion nuk e prish agjërimin.

“Nëse eventualisht dikush e ka një profesion të tillë ku punon kamarier dhe ai detyrohet të shërbejë gjëra të ndaluara, si alkooli, agjërimi është i tij është në rregull, nuk prishet. Kjo punë me alkool nuk është në rregull, por agjërimi nuk prishet”, vijoi Goga.

Ai tha se agjërimi obligohet te çdo mashkull dhe vajzë kur fillon mosha e pjekurisë, nëse ekziston shëndeti i plotë dhe rrethanat që e mundësojnë një gjë të tillë, shkruan Dukagjini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here