“Ende shumë punë për të bërë”

0
470

Rritja e shpejtë e kërkesës për energji elektrike e sidomos gjatë vitit 2021 ka shtyrë çmimet e energjisë dhe emetimet në nivele rekorde me implikime serioze për konsumatorët, ekonomitë dhe tranzicionin e energjisë së pastër. Një nga fokuset kryesore për qeveritë duhet të jetë diversifikimi i përzierjes së tyre energjetike duke përfshirë më shumë burime të rinovueshme në të dhe duke vazhduar me tendencat e energjisë për të përmbushur këto kërkesa.

Transmetimi është sektori gjatësi dhe asete më të mëdha dhe më i suksesshëm si pjesë e sistemit elektroenergjetik të një vendi. Ekziston një nevojë e vazhdueshme që sektori i Transmisionit të inovojë vahzdueshëm dhe të përshtatet gjithnjë në ndryshimet qe ndodhin në sektotin e energjisë. Ky sektor është prirësi i gjithë zinxhirit si vlerë e sektorit të energjisë elektrike.
Thirrja për rritjen burimeve te energjisë së rinovueshme duhet të intensifikohet, në mënyrë që bota të mund të përmbushë qëllimet e përcaktuara në Marrëveshjen e Parisit, shumë njerëz nuk mendojnë realisht se çfarë do të thotë kjo rritje për sektorin e transmetimit dhe shpërndarjes.
Energjia duhet të transportohet në distanca të gjata dhe të integrohet në rrjetet ekzistuese të transmetimit. Rrjetet konvencionale të energjisë tani duhet të integrohen dhe të marrin në konsideratë energjinë e tepërt të gjeneruar në vend (si panelet diellore në shtëpi) për të siguruar që rrjeti të mund të thithë në mënyrë të sigurt burimet e energjisë së shpërndarë. Pra, ndërsa energjia qe transmetohet nga termocentralet në një nënstacion dhe më pas shpërndahet nga nënstacioni në shtëpitë dhe bizneset tona, pa një sistem të qëndrueshëm, të besueshëm në botën e sotme, një sistem inteligjent transmetimi dhe shpërndarjeje, rrjeti ka më shumë gjasa të shkëputet dhe të dështojë për shkak të prodhimit të tepërt të energjisë.
Qe të ndihmohet sistemi elektroenergjetik në përgjithësi, e ai i Trasmetimit në veçanti, në mënyrë të ngjashme, Rregullorja e BE-së për Bateritë, nëse futet dhe zbatohet mirë, mund të krijojë shtysë për investime në ruajtjen e energjisë, sipas rekomaandimeve të BE-së.
Bateritë mund të ndihmojnë apo mund të jenë të qëndrueshme, të sigurta dhe të përdoren dhe shiten në BE të cilat mund të transformojë sektorin e ruajtjes së energjisë, e cila mund të jetë një “mundësi e madhe” për industrinë.
“Shkalla e vendosjes së sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive është tepër e lartë në Evropë.
“Sistemet e ruajtjes së energjisë së baterive mund të zëvendësojnë pikat e gazit ndotës (centralet e pikut), duke kontribuar në reduktimin e nevojës për import të gazit dhe për rrjedhojë duke siguruar sigurinë e energjisë dhe një tranzicion të gjelbër.
Rregullore për t’u zbatuar për lloje të ndryshme baterish, duke përfshirë ato të përdorura në elektronikën e konsumit, në automjetet elektrike (EV) dhe segmente të tjera, si dhe sistemet stacionare të ruajtjes së energjisë së baterive (BESS), vendosja e rregullave të drejta do të jetë thelbësore dhe shumë sfiduese,
“Përndryshe, ne rrezikojmë të krijojmë barriera dhe të pengojmë sektorin e ruajtjes së energjisë, duke dëmtuar përfundimisht konsumatorët.”

EASE ka sugjeruar më parë se Evropa duhet të ketë objektiva vendosjeje për ruajtje prej në vitit 2030 deri në vitin 2050 pasi ajo dhe Shtetet Anëtare të saj duhet të ndjekin qëllimet e dekarbonizimit, një thirrje-kërkesë e vazhdueshme.
Që sistemi energjetik të bëhet neutral ndaj karbonit, ne kemi nevojë jo vetëm për më shumë energji që vjen nga burimet e rinovueshme, por edhe për teknologji të përshtatshme të ruajtjes afatgjatë të energjisë, siç janë bateritë.
Qe kjo të vazhojë përsosjen duhet energji dhe punë kërkimore e vazhdueshme, qe bateritë qe do kemi në përdorim të ruajnë energjinë elektrike në sasi të mëdha në kohë sa më gjata, dhe ta shfrytëzojmë atëherë kur e kemi pikun ose ndonjë avari të momentit nga sistemi.

Shkruan: Msc.i Dipl.i Eng. Sami Gashi
Specializimin për burimet e ripërtritshme në bashkëpunim me Arizona State University, dhe Auditor i çertifikuar i energjisë elektrike dhe ndriçimit publik.

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here