Trajneri i ri i Everton, David Moyes, foli për sulmuesin shqiptar Armando Broja, që u dëmtua në mesjavë në Kupë.
Moyes deklaroi se lojtari do i nënshtrohet analizave të reja në ditët e ardhshme, për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit. Sipas tij, po pritet që të ulet ënjtja në këmbën e djathtë.
“Do të bëjë një skaner tjetër, thjesht po presim pak që të ulet ënjtja. Shpresojmë që brenda pak ditësh të kemi një ide më të mirë sa gjatë do të jetë jashtë fushave”, u shpreh Moyes.
Broja është i huazuar tek Everton nga Chelsea deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje.