EMN: Edhe një ndërhyrje e paautorizuar në Qendrën Historike të Prizrenit

0
273

Ndërhyrjet e paautorizuara nga organet e trashëgimisë kulturore po vijojnë brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Një rast i tillë së fundmi është vërejtur në rrugën “Astrit Suli” në Prizren, ku janë zhvilluar punime të rrënimit.

Në përgjigjen e pranuar nga QRTK – Prizren, më 15 tetor 2025, thuhet se punimet në rrënimin e dy ndërtesave janë realizuar “pa lejen e institucioneve kompetente, në rastin konkret pa pëlqimin e QRTK-Prizren”.

“QRTK-Prizren pas identifikimit të rastit ka njoftuar institucionet kompetente të Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Prizrenit dhe Inspektoratin e Trashëgimisë së Kosovës në MKRS, për ndërmarrjen e masave të nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigje.

Njëherësh theksohet se parcela gjendet brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe pranë ndërtesës së Shtëpisë së Sava Toskës (shtëpia e familjes G.), aset ky i përfshirë në Shtojcën II të Ligjit me Nr.04/L-066 për Qendrën Historike të Prizrenit.

Lidhur me rastin EC-i ka dërguar kërkesa për informata edhe në institucione tjera dhe është në pritje të përgjigjeve të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here