Në garën memoriale “Kupa e Ikonave – Gëzim Mema” të mbajtur në Shkodër, Klubi i Atletikës “Prizreni” u përfaqësua me sukses nga atletët Emine Jenuzi dhe Bardh Telaku, raporton 04 Online.
Emine Jenuzi u shpall kampione në garën e 400 metrave dhe u nderua si “Atletja më e mirë e mitingut”, ndërsa Bardh Telaku triumfoi në garën e 200 metrave.
“Gara Memoriale Kupa e Ikonave “Gëzim Mema”
Në garën memoriale Kupa e Ikonave “Gëzim Mema” në Shkodër morrën pjesë atletë të shumtë nga klubet e ndryshme, duke dhënë një performancë të shkëlqyer dhe duke nderuar kujtimin e legjendës së atletikës shkodrane dhe shqiptare Prof. Gëzim Mema.
Klubi i Atletikës “Prizreni” ishte përfaqësuar denjësisht nga dy atletë.
Emine Jenuzi , atletja e talentuar e Prizrenit, u shpall kampione në garën e 400 metrave. Përveç këtij suksesi, Emine Jenuzi u nderua edhe me titullin e “Atletes më të mirë të mitingut,” duke konfirmuar potencialin e saj.
Ndërkohë, Bardh Telaku , atleti tjetër i Klubit të Atletikës “Prizreni”, bëri një paraqitje impresive në garën e 200 metrave, ku u shpall kampion.
Kjo garë memoriale përkujton figurën e Profesorit Gëzim Mema dhe shërben si një motivim për atletët e rinj që të synojnë lartësi në sportin e atletikës, duke treguar se përkushtimi dhe puna e palodhur shpërblehen gjithmonë.
Në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku dhe trajnerit Bajram Duja, urime dhe suksese në garat e rradhës!”, thuhet në njoftimin e klubit./04 Online