Elvana Gjata dhe Stanaj kanë lansuar zyrtarisht bashkëpunimin e tyre të parë muzikor. Kënga mban titullin “Moment” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip.
Teksti i projektit është realizuar nga vet Elvana dhe Stanaj, me kontribut edhe të Lira Blakajt, ndërsa kënga ka ngjallur menjëherë interes të madh te publiku.
“Moment” shënon një tjetër projekt të rëndësishëm në karrierën e dy artistëve dhe pritet të ketë jehonë të gjerë në skenën muzikore./04 Online













































