Eliminoni pikat e zeza në fytyrë me një maskë të vetme

0
33

Sado që të tjerët thonë që bukuria është relative, në të vërtetë bukuria e pastër lidhet me një fytyrë të pastër.

Të gjithë përfundojnë duke e dashuruar një lëkurë rrezëllitëse, të lëmuar dhe joshëse.

Temë bisede për shumë femra sot në botë është pikërisht fraza e mëposhtme:

“Ke një fytyrë shumë të bukur, lëkura jote është e butë si e një bebi, çfarë maske përdor?”
Të tregohemi realistë maskat janë nga më të ndryshmet dhe dallimi qëndron në atë çka është efektive dhe jo efektive.

Ekzistojnë metoda nga më të shumëllojshmet për përkujdesjen ndaj lëkurës, ku disa prej tyre ju mund t’i përgatisni dhe aplikoni në ambientet e shtëpisë suaj.

Konkretisht, ju ftoj të njiheni me maskën më të re të të gjitha kohërave, që redukton ndjeshëm pikat e zeza në fytyrën tuaj.
Maska me limon, mjaltë dhe sheqer.

Prisni një limon përgjysmë dhe vendosni sipër tij mjaltë deri sa të mbuloni shtresën e sipërme të limonit. Më pas hidhni pak sheqer mbi limon dhe masazhoni pjesën e fytyrës që ju dëshironi.

Kjo maskë përveçse ‘zhduk’ pikat e zeza nga lëkura, mundëson një lëkurë të ndritshme, të butë dhe rigjeneruese.
Nëse një pjesë prej jush duan më shumë informacion lidhur me një tjetër maskë atëherë shpresojmë që t’ju vijë në ndihmë materiali i mëposhtëm.

Maska me kanellë dhe me miell tërshëre. Ja si ta përgatisni?

Përzieni një lugë çaji miell tërshëre dhe një lugë çaji pluhur kanelle. Shtoni pak ujë të ngrohtë dhe përzieni masën e përgatitur derisa të bëhet homogjene. Vendoseni maskën në fytyrë dhe masazhojeni atë për rreth një minutë. E rëndësishme është që fytyra më pas të shpërlahet me ujë të ftohtë.

Rezultati për këto maska? Mund të nxirrni vetë ju një konkluzion, por vetëm pasi t’i keni provuar maskat.

Tashmë heqja e pikave të zeza në fytyrë është vetëm në dorën tuaj.

Bukuria varet nga kujdesi që keni ju për veten…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here