Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, njoftoi se një ekip elitar çeçen që planifikonte “vrasjen” e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është neutralizuar, raportojnë mediat Unian dhe Kiev Independent.
“Mund të them se grupi elitar i Kadyrov, i cili erdhi këtu posaçërisht për të eliminuar presidentin tonë, u shkatërrua,” tha Danilov, sipas Unian.
Ai tha gjithashtu se ky “grup i Kadirovit” u nda në dysh, njëri u neutralizua në Hostomel dhe tjetri në një tjetër vend.