Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, të dielën, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, njoftoi për një mundësi të re të mjekimit të pacientëve nga distanca përmes telemjekësisë.
Drejtori Elezkurtaj, ka shkruar se së shpejti mjekët tanë do ta rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore duke kontaktuar me ekspertë botërorë.
Postimi i plotë:
*TELEMJEKËSIA*
QKMF-Prizren së shpejti me Telemjekësi
Një mundësi e re e mjekimit të pacientit nga distanca. Kontaktet e mjekëve tanë me ekspert botërorë do të rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore.